Horror në Greqi, shqiptari masakron me thikë ish-gruan në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek të Thasos, ku një grua 50-vjeçare shqiptare u sulmua me thikë në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti i saj. Sulmi brutal u regjistrua nga kamerat e sigurisë së një supermarketi pranë banesës së saj, aty ku viktima u përpoq të fshihej duke vrapuar zbathur për t’i shpëtuar agresorit.
Mediat greke raportojnë se 55-vjeçari kishte mbërritur në Greqi vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria. Pasi arriti të gjente shtëpinë e ish-bashkëshortes, ai i theu xhamin e dritares duke e detyruar të largohej me vrap.
Por përpjekja e saj për t’u shpëtuar dhunës përfundoi tragjikisht, pasi sapo doli nga supermarketi u godit brutalisht në fytyrë dhe kokë. Pamjet tregojnë gruan duke u rrëzuar përtokë, ndërsa qytetarët e paktë të pranishëm vrapojnë për ta ndihmuar.
“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që ishte vëllai i saj dhe kështu mori informacion për shtëpinë e gruas. Ajo u tremb dhe mbylli dyert, por ai theu xhamin e dritares,” ka treguar një dëshmitare.
Policia greke arrestoi 55-vjeçarin, duke i sekuestruar një thikë dhe një kaçavidë. Ndërkohë, viktima ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



