E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk reagon Shoqata kur Gjyqtarët përgjohen nga prokurorët?
Lajme

Pse nuk reagon Shoqata kur Gjyqtarët përgjohen nga prokurorët?

Në një reagim të fortë në Facebook, ish-deputeti dhe juristi Ylli Manjani kritikoi ashpër Shoqatën e Gjyqtarëve pas mbledhjes së saj të zhvilluar sot në mëngjes.

Manjani pyet se pse shoqata u mblodh “në sabah”, ora 9:30, dhe çfarë axhende kishte, duke shtuar dyshimet për rolin e saj në çështjen “Balluku”. Ai vë në dukje se më parë shoqata nuk ka reaguar ndaj problematikave të mëdha në sistemin e drejtësisë:

  • Nuk ka reaguar kur sistemi politik ngrihej kundër gjykatësve.

  • Nuk ka kundërshtuar ligjet e vettingut apo përgjimet e jetës private nga prokurorët.

  • Nuk ka ndërhyrë kur gjykatësit u intimiduan në media ose gjatë seancave të SPAK.

“Shoqata nuk reagon as kur prokurorët vijnë me duar në xhepa në gjyq dhe gjykatësit kanë frikë të japin drejtësi. Madje janë të pavarur edhe nga drejtësia e ligji”, shkruan Manjani, duke kritikuar ashpër heshtjen e strukturave të drejtësisë për çështjet e keqfunksionimit dhe vonesave në gjykata.

Ai përfundon me një pyetje retorike: “Kush është më i rrezikshëm, ai që flet dhe nuk bën asgjë, apo ai që hesht dhe bën gjëmën?”

Reagimi i Manjanit vjen pas tensioneve të shumta rreth deklaratave të kryeministrit dhe hetimeve të SPAK për ish-zëvendësministren Belinda Balluku, duke vënë në qendër të kritikës rolin dhe përgjegjësinë e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Postimi i plotë:

Heu, qenka mbledh shoqata e gjyqtarëve që në sabah sot.

Kur u mblodhën mor aman?! Ora 9:30. Kur u mblodhën? Ç’thanë? Cila ishte axhenda? Kush e thirri?!
Po këto gjyqtarët që shqyrtojnë çështjen “Balluku” janë anëtarë?! Ç’mendojnë ata?!

Shumë herët për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve.
Nejse, po kur u ngrit i gjithë sistemi politik në këmbë kundër gjykatësve, asnjëra nga këto shoqata nuk pipëtinë.

As kur u bënë ligjet e vettingut absurd si dhe, të përgjimit të jetës private nga prokurorët, hiç reagim.
Le pastaj kur i degjeneronin në media gjykatësit… Hiç, po hiç fare.
Kur u përgjuan haptazi për intimidim gjykatës të Gjykatës Kushtetuese nga një prokuror i SPAK s’kishte ndërhyrje hiç, ndaj dhe kjo shoqata nuk reagoi.

Shoqata nuk reagon as kur prokurorët vijnë me duar në xhepa në gjyq dhe gjykatësit kanë frikë të japin drejtësi.
Asnjë reagim të nxitur nga gjykatës që intimidohen nga prokurorë!!!
Ngaqë janë të pavarur prandaj…

Madje janë të pavarur edhe nga drejtësia e ligji. Asnjë reagim i shoqatës për çështje të keqfunksionimin të drejtësisë, të numrit të madh të çështjeve në gjykim, të ligjeve gropa-gropa që marrin në qafë njerëz. Hiç, asnjë!
Edhe për gjykatësin e vrarë mezi reaguan se nuk mblidheshin dot, siç u mblodhën sot në sabah…
Pfffff.

Tani, Kryeministri ndoshta nuk bën mirë që flet në media, por pyetja ime për shoqatën është:
Kush ndikon/intimidon gjykatësin sot, dikush që bën gam gam në media, apo ai që i përgjon edhe zorrët e barkut deri te kushërinjtë e tretë?!

Cila “palë” është më e rrezikshme ajo që flet se ska takat të të bëjë gjë, apo ajo që hesht e të bën gjëmën?!
Njësoj vlen llogjika, ndonëse më ulëritëse duhet të ishte fjala, edhe për shefin e opozitës i cili nuk flet, por fyen e shpif kundër gjykatësve.

Kush bën dëm, ai që flet apo ai që vepron?!
Ja këto pyetje kisha. Pak herët, por i detyruar nga reagimi i shoqatës në sabah.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.