E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama harron miliona € për fantazmat e PPP-ve, u kujton rrogat gjyqtarëve
Lajme

Rama harron miliona € për fantazmat e PPP-ve, u kujton rrogat gjyqtarëve

Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar ashpër pas komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me shtesën prej 3100 eurosh në pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK.

Sipas Myzyrajt, kryeministri po merret me detaje të vogla financiare, ndërkohë që ka mbyllur sytë për dhjetëra milionë euro të humbura, të shpërdoruara apo të zhdukura nga abuzimet me PPP-të dhe koncesionet gjatë qeverisjes së tij.

Myzyraj thekson se është paradoksale që Rama të reagojë për shtesat e SPAK-ut, ndërkohë që – sipas tij – nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi për aferat shumë më të mëdha që rëndojnë në buxhetin e shtetit. Ai përmend disa nga çështjet më të debatuara të viteve të fundit, duke i cilësuar si fatura të rënda financiare që kanë mbetur pa përgjegjësi politike.

Në listën e tij përfshihen inceneratorët, check up-i, sterilizimi, tuneli i Llogarasë dhe shpenzimet për anijet patrulluese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Sipas tij, këto skema kanë prodhuar humbje katastrofike për financat publike, ndërsa qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim bindës.

Myzyraj thekson se qasja e Ramës ndaj SPAK-ut është selektive dhe se kritika e tij për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve bie ndesh me miliardat që, sipas gazetarit, janë “avulluar” nën qeverinë e tij.

Më poshtë, shkrimi i plotë i gazetarit Isa Myzyraj:

Shkrimi i plotë i Isa Myzyraj

Kryeministri Edi Rama i paska hyrë sot llogarive të rrogave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të SPAK.

Kryeministrit po i dhimbsen 3100 euro shtesë për ta.

Interesante për një kryeministër i cili kurrë, asnjë ditë të vetme nuk ka mbajtur përgjegjësi për miliona, miliona, miliona euro të vjedhura dhe shpërdoruara nga zyrtarët e tij, deri tek zëvendësat e tij.

Interesante për një kryeministër që nuk mbajti kurrë përgjegjësi për…

  • Incineratorët rreth 130 milionë euro

  • 8 milionë euro për check up-in për shërbime që nuk u kryen kurrë në 2015–2018

  • Koncesioni i Sterilizimit rreth 120 milionë euro

  • Tuneli i Llogarasë rreth 50 milionë euro

  • “Tigri 1” e “Tigri 3”: deri tani janë paguar rreth 24 milion € për punimet dhe sigurimin, ndërsa sigurimi dyvjeçar i anijeve kushton 4 milion €; qiraja e anijeve është 94 500 dollarë/ditë, pa llogaritur karburantin

E shumë e shumë të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.