E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet paga minimale në Kosovë, ja sa do shkojë në korrik
Lajme

Rritet paga minimale në Kosovë, ja sa do shkojë në korrik

Kosova do të hyjë në vitin 2026 me një pagë minimale dukshëm më të lartë. Nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të jetë 425 euro bruto, nga 350 euro që është aktualisht. Rritja do të vijojë edhe më tej: nga 1 korriku 2026 nis faza e dytë e zbatimit, ku paga minimale do të ngjitet në 500 euro.

Kjo është rritja e parë e madhe pas shumë vitesh stagnim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e rikujtoi vendimin pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se masa prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro”, deklaroi Kurti.

Qeveria e miratoi vendimin më 31 tetor, duke argumentuar se rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit e kanë bërë të domosdoshme përshtatjen e pagës me realitetin ekonomik. Sipas ekzekutivit, kjo rritje do të ndikojë pozitivisht në fuqinë blerëse dhe në standardin e jetesës së punëtorëve, por edhe në formalizimin e tregut të punës.

Kurti kujtoi se, para se të hynte në fuqi Ligji i ri, paga minimale në Kosovë ishte vetëm 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç — nivele më të ulëta se në çdo vend tjetër të Evropës.

“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, theksoi ai.

Aktualisht Kosova ka pagën minimale më të ulët në kontinent, ndërsa Luksemburgu kryeson me 2.571 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.