Surpriza/ Zbulohet emri i opinionistes së Big Brother VIP Albania
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, është konfirmuar zyrtarisht si opinioniste e “Fan Club”-it. Lajmi u publikua nga Top Channel përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Instagram-it.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Françeska tregoi se roli i ri ka qenë një surprizë e këndshme për të. Ajo tha se e kishte marrë prej kohësh vesh emrin e opinionistit tjetër dhe të moderatores së programit, por ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë, duke e lënë publikun në pritje.
Ndërsa rrëfente momentin kur është kontaktuar për pozicionin e opinionistes, Murati u shpreh se fillimisht ishte interesuar të dinte se me kë do të punonte. “Pyeta kush do jetë krah meje. Kur më janë thënë emrat, sidomos ai i moderatores, thashë se jemi shumë lart”, u shpreh ajo.
Françeska theksoi se eksperienca e saj në Big Brother i ka dhënë “lëkurë të fortë”, duke theksuar se është e vetëdijshme për peshën dhe ndikimin e madh që ka formati. “Nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Dua të ruaj balancat dhe të jap opinione sa më të qarta. Duhet të kuptojmë reagimet e banorëve”, tha ajo.
Ajo shtoi me sportivitet se rikthimi i saj në format pritet të sjellë edhe një garë më vete për veshjet. “Rikthimi im është kërkuar edhe nga ana e veshjeve. Çdo të dielë do jetë konkurrencë. Unë di çdo gjë”, tha me të qeshur Françeska.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



