Anëtarja e KLP e provokon për favor politik, reagimi i Gokajt
Gjatë seancës së intervistimit të kandidatëve për kreun e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarja Arta Mandro zhvilloi një dialog të drejtpërdrejtë me kandidatin Elvin Gokaj, duke e sfiduar mbi integritetin dhe pavarësinë e tij si drejtues i ardhshëm i institucionit.
Mandro e pyeti Gokajn për një skenar hipotetik: sa i ndikueshëm do të ishte nëse ajo do të votonte pro kandidaturës së tij, por më pas do të kërkonte mbështetje për një çështje të caktuar.
Arta Mandro: “Sa të ndikueshëm do ta quani veten tuaj nëse unë do të votoja pro jush, dhe më pas vij në zyrën tuaj për të kërkuar mbështetjen tuaj për një çështje të caktuar? Po unë votoj për ju sot me këtë kusht?”
Elvin Gokaj: “Nëse kjo votë më jepet nga ana juaj me kusht, unë nuk do ta pranoja. Nëse lind një problem pas dhënies së kësaj vote, do përpiqesha të bindesha që nuk ke të drejtë të ndërhysh për të shkelur ligjin.”
Ky moment nënvizon qëndrimin e Gokajt për pavarësinë e drejtuesit të SPAK dhe respektimin e ligjit mbi çdo ndikim politik apo personal, duke e vendosur integritetin mbi çdo favor apo presion të mundshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



