E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Tiranës kërkon përgjigje: A duhet ta paguajmë Veliajn?
Lajme

Bashkia e Tiranës kërkon përgjigje: A duhet ta paguajmë Veliajn?

Pyetja mbi të drejtën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të përfituar pagë, ndërkohë që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 11 shkurtit, ka mbërritur në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe dy ministrive, atë të Financave dhe të Drejtësisë.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Riastani, i është drejtuar këtyre institucioneve për të kërkuar një interpretim ligjor mbi të drejtën e kryebashkiakut për pagesë. Prej datës 11 shkurt, Bashkia nuk ka kryer asnjë pagesë mujore për Veliajn.

Në shkresën zyrtare theksohet se, pavarësisht masës shtrënguese, Veliaj vijon të mbajë funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 3 nëntorit 2025, e cila shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e konsideruar atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Bashkia sqaron se procedura e pagesës së pagave për administratën vendore zbatohet sipas Udhëzimit nr. 30, datë 27 dhjetor 2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”. Sipas këtij udhëzimi, e drejta për pagë, edhe kur punonjësi nuk ushtron detyrën për shkaqe jo për fajin e tij, duhet të dokumentohet ligjërisht.

“Të dhënat për të përcaktuar të drejtën e punonjësit për pagë, kur ai nuk punon për shkak ndërprerjeje në punë jo për fajin e tij, të lejes së zakonshme, të pjesëmarrjes në kurse trajnimi, për paaftësi të përkohshme në punë, për kryerjen e detyrave të tjera shtetërore ose shoqërore, vërtetohen me dokumente të miratuara me akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi…”, thuhet në dokument.

Duke konsideruar se situata e kryebashkiakut të zgjedhur është e pazakontë dhe krijon paqartësi në zbatimin e udhëzimit, Bashkia e Tiranës kërkon nga institucionet kompetente udhëzim të qartë mbi interpretimin e pikës 71 të udhëzimit, duke pyetur konkretisht për aktet ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë të drejtën e një të zgjedhuri vendor për të përfituar pagë në kushte të tilla.

Në përfundim, Bashkia shprehet se pret interpretimin zyrtar të institucioneve përkatëse, për të orientuar veprimet e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Asnjë lek që nga arrestimi, Bashkia e Tiranës kërkon mendim:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.