E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numërimi mbrapsht për Ballukun: Kuvendi vendos për fatin e saj
Lajme

Numërimi mbrapsht për Ballukun: Kuvendi vendos për fatin e saj

Zv.kryeministrja përballë provës më të fortë politike dhe ligjore

Pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit në funksion të heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, procedura vijon sipas hapave të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit, e cila zbatohet edhe në rastet kur deputeti ushtron njëkohësisht funksion qeveritar.

Fillimisht, kërkesa i depozitohet Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Më pas, ajo përcillet pa vonesë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ndërsa njëkohësisht vihet në dijeni edhe deputetja, ministre dhe zëvendëskryeministre, Belinda Balluku.

Ndërkohë, të premten është parashikuar mbledhja e Këshillit të Mandateve, i cili do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Pasi njoftohet zyrtarisht, Balluku ka të drejtë të japë shpjegimet e saj, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtën e mbrojtjes. Këshilli, pas shqyrtimit të kërkesës, përgatit brenda dy javësh një raport, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj.

Raporti u shpërndahet të gjithë deputetëve dhe më pas çështja futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit. Sipas Rregullores, fjalën e merr fillimisht deputetja për të cilën është paraqitur kërkesa, pa u hapur debat mbi raportin.

Vendimmarrja bëhet përmes votimit të hapur në sallën e Kuvendit. Në rast se Kuvendi nuk shprehet brenda afatit tre mujor, kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar automatikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.