Ervin Salianji: 4 orë gjyq për mua në PD dhe 15 minuta për Ramën
Demokrati Ervin Salianji, gjatë takimit të zhvilluar sot në Elbasan, ka zbuluar detaje nga përplasja e ndodhur të shtunën në selinë e Partisë Demokratike mes tij, Sali Berishës dhe Flamur Nokës.
Sipas Salianjit, mbledhja e kryesisë, e cila duhej të shërbente për diskutimin e aksionit politik dhe strategjisë për rrëzimin e qeverisë, u shndërrua në një “seancë gjyqi” ndaj tij, që zgjati rreth katër orë. Ai theksoi se fokusi i debatit u zhvendos nga mobilizimi i demokratëve dhe përballja me qeverinë.
“Mbledhja e fundit e kryesisë ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe vetëm 30 minuta për Edi Ramën. Duhet ta themi qartë në çdo diskutim të brendshëm të PD se nuk është rruga e duhur që ka zgjedhur në momente të rëndësishme të saj”, u shpreh Salianji.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama nuk mund të mposhtet me qasje të gabuara politike dhe retorikë të konsumuar:
“Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike”.
Salianji theksoi se debati brenda Partisë Demokratike duhet të përqendrohet te riorganizimi dhe angazhimi real i strukturave, paralelisht me protestën. Sipas tij, këto dy procese janë të pandashme për të garantuar masivitetin dhe përfshirjen e demokratëve.
“Riorganizimi i PD në të njëjtën kohë me protestën është po aq i rëndësishëm sa protesta për PD, për të pasur masivitetin që e kërkon çdo demokrat. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetër veç respektimit të demokratëve”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



