E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demokrati shpërthen ndaj Nokës: Fëlliqësirë, as halet s’të pranojnë
Lajme

Demokrati shpërthen ndaj Nokës: Fëlliqësirë, as halet s’të pranojnë

“Je non grata në Amerikë, Britani”

Pas deklaratave të Flamur Nokës, ku hodhën akuza ndaj demokratëve në Elbasan, ka reaguar ashpër Andi Mema, kryetar i Grup Seksionit të Lagjes “5 Maji” të Partisë Demokratike.

Në reagimin e tij, Mema i drejtohet drejtpërdrejt Flamur Nokës, duke e akuzuar si një nga figurat që po shkatërrojnë Partinë Demokratike dhe po përçajnë strukturat e saj. Ai thekson se është kryetar i zgjedhur me votë dhe se sulmet ndaj tij janë të pavërteta.

“Një imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe sojin e tij të degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS-në, me Hënën e Marsin. Që është halucinant, i sëmurë dhe antiedukativ e di i madh e i vogël, por Flamur Noka, pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin, është non grata në Amerikë, Britani, madje edhe te Syri, sepse është aq hale sa as halet nuk e pranojnë,” shkruan Mema.

Reagimi i plotë i Andi Mema:

Të nderuar miq demokratë,
Jam i detyruar të bëj këtë reagim për shkak të përmendjes së emrit tim në një emision televiziv nga Muli i partisë, ose siç e njohin të gjithë, ai që po shkatërron PD-në.

Unë jam kryetar i GS të Partisë Demokratike, i zgjedhur me votë. Ti je një fëlliqësirë që të kanë përzënë nga kudo ku ke qenë. Të përzunë nga Kukësi dhe nuk të qaset njeri; të kanë përzënë kudo ku ke qenë. Të akuzosh ti, që je non grata në Britani dhe Amerikë, pikërisht për lidhjet me krimin dhe për korrupsionin galopant, përveçse për gomarllëkun e madh që përfaqëson, kjo është medalje!

Një imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe sojin e tij të degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS-në, me Hënën e Marsin. Që është halucinant, i sëmurë dhe antiedukativ e di i madh e i vogël, por Flamur Noka, pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin, është non grata në Amerikë, Britani, madje edhe te Syri, sepse është aq hale sa as halet nuk e pranojnë.

Tani kam një pyetje: Flamur, mirë vilat dhe apartamentet e vjedhura tek të pastrehët, se ato t’i nxjerr SPAK-u shpejt, por ndonjë lidhje me minorenë pret të të dalë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.