E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Mamurras, identifikohen autorët (EMRAT)
Flash

Plagosja në Mamurras, identifikohen autorët (EMRAT)

Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Mamurras të Kurbinit, ku u qëllua me armë zjarri 51-vjeçari Marketin (Pjetër) Marku.

Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të rinj, 18-vjeçarët Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 51-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia, iu kishte kërkuar autorëve që të lëviznin me kujdes me makinë dhe të mos xhironin gomat para portës së tij. Kjo ka shkaktuar një debat mes tyre, ku njëri nga të rinjtë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë drejt Markut.

Njëri nga plumbat e ka kapur në dorë 51-vjeçarin, i cili pasi mori ndihmën e parë në Urgjencën e Mamurrasit, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se automjeti me të cilin autorët janë larguar është gjetur në banesën e Oligert Ndrecës dhe është sekuestruar si provë materiale.

“Punohet intensivisht për kapjen e dy shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale”, njofton Policia e Lezhës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.