“Ergys Agasi, bankomati i Kryeministrit”
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, pas publikimit të përgjimeve të reja nga dosja e SPAK, ku në qendër të hetimit përmendet emri i Ergys Agasit. Sipas materialeve hetimore, Agasi dyshohet se regjistronte takimet që zhvillonte në vilën e tij.
Shehaj deklaron se përgjimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë një skemë të mirëorganizuar, ku Agasi regjistronte në mënyrë sistematike takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë shtetërorë, biznesmenë dhe persona të lidhur me krimin e organizuar. Sipas tij, këto prova e nxjerrin Agasin si një figurë kyçe në manipulimin e tenderave publikë.
Në deklaratën e tij, Shehaj e cilëson Ergys Agasin si “bankomatin” e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se përmes tij kalonin vendimet dhe marrëveshjet për abuzime financiare në vlera milionëshe.
Ai citon fragmente nga përgjimet e SPAK, ku sipas tij flitet hapur për fryrje fondesh në tendera:
“‘Kjo kushton 2 milionë, do ta bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60’.”
Shehaj thekson se çdo takim ishte i regjistruar dhe se këto materiale tashmë janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK, çka, sipas tij, dëshmon se Agasi kishte në dorë kontrollin e çdo tenderi të rëndësishëm.
Në përfundim të reagimit, kreu i Partisë “Mundësia” shprehet se pas daljes së këtyre përgjimeve, kryeministrit Edi Rama i ka mbetur vetëm një alternativë: largimi nga Shqipëria.
Reagimi i plotë:







