E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mandati i Belinda Ballukut, PD kërkesë urgjente Kuvendit
Lajme

Mandati i Belinda Ballukut, PD kërkesë urgjente Kuvendit

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i janë drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit me kërkesë urgjente për mbledhjen e Këshillit, ditën e martë në orën 11:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

Gazment Bardhi deklaroi se kërkesa është bërë në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe se çdo vonesë përbën pengim të drejtësisë.

Sipas Bardhit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar autorizim për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut, ndërsa akuzat ndaj saj janë rënduar ndjeshëm. Nga dy vepra penale në fazën fillestare të hetimit, ajo tashmë dyshohet për 11 vepra penale, me një dëm ekonomik të vlerësuar në rreth 1.1 miliardë euro.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se po përdor Kuvendin për të vonuar dhe bllokuar procesin, duke e lidhur çështjen me një shqyrtim paralel në Gjykatën Kushtetuese, që sipas opozitës nuk ka asnjë lidhje ligjore me kërkesën aktuale të SPAK-ut.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, deputetët demokratë theksojnë se:

  • Afati mbi tre ditor është i mjaftueshëm për përgatitjen e palëve;

  • SPAK ka sinjalizuar rrezik për intimidim dëshmitarësh dhe prishje provash;

  • Çështja ka karakter urgjent dhe kërkon trajtim brenda 3–5 ditësh.

Deputetët e PD-së nënvizojnë se thirrja e Këshillit me kërkesë të gjysmës së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores dhe se çdo refuzim do ta kthente Kuvendin në pengesë për drejtësinë.

“Nuk po mbrohet Belinda Balluku, por frika e Edi Ramës nga hetimi i plotë,” thuhet në qëndrimin e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.