E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta artisti i njohur Shemi, vokalisti i grupit “Ilirët”
Showbiz

Ndahet nga jeta artisti i njohur Shemi, vokalisti i grupit “Ilirët”

Zëri i këngës ikonike “Xhamadani vija vija”

Shemsi Krasniqi, solisti i grupit rock-folk “Ilirët”, i njohur më gjerësisht si Shemi, është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Mësohet se me dije se rreth orës 15:00, ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij, si pasojë e një sulmi në zemër. Vdekjen e tij e konfirmoi një ekip i Emergjencës.

Shemi ishte pjesë e grupit “Ilirët”, i cili u formua në vitin 1981, dhe që në atë vit solli këngën e parë të titulluar “Merita”. Me Shemin në mikrofon, “Ilirët” u bënë një prej grupeve më të njohura dhe aktive të muzikës rock-folk gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Ai njihet edhe për këngën “Rini Thuaja Këngës”, me të cilën grupi mori pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014. Në vitin 2012, “Ilirët” publikuan albumin “Moj Kosovë”, ndërsa kënga “Qaj Mirvete” u bë gjithashtu një nga më të dëgjuarat e grupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.