E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha dhe Noka arrijnë ‘qëllimin’ e protestës, largojnë Salianjin
Lajme

Berisha dhe Noka arrijnë ‘qëllimin’ e protestës, largojnë Salianjin

Ervin Salianji, ndonëse ishte i pranishëm dje në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, duket se nuk pritet të qëndrojë gjatë në strukturat drejtuese të kësaj force politike. Të paktën kështu sugjeron vendimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili menjëherë pas përfundimit të protestës kundër qeverisë ka vendosur ta largojë Salianjin nga grupi i WhatsApp-it të kryesisë së partisë.

Ndërkohë që zyra e shtypit e PD-së shpërndante mesazhin zyrtar me titullin “Berisha fton të gjitha partitë dhe faktorët opozitarë në një front antiqeveri”, realiteti brenda selisë blu rezultoi krejt i kundërt. Mbyllja e protestës u shoqërua me përjashtimin e Salianjit, fillimisht nga komunikimi i brendshëm i kryesisë dhe, me gjasë, në vijim edhe nga forumet drejtuese, një skenar që është paralajmëruar indirekt edhe nga vetë kryetari i PD-së.

Në daljet e fundit publike, Sali Berisha nuk e ka fshehur shqetësimin dhe irritimin për lëvizjet politike të Salianjit, veçanërisht pas takimeve të zhvilluara në Gjirokastër, Durrës dhe Elbasan, të cilat janë perceptuar si burim tensioni dhe moskoordinimi brenda partisë.

Këto zhvillime të reja thellojnë më tej përçarjet brenda Partisë Demokratike, në një moment kur qeveria e Edi Ramës po përballet me krizën më serioze që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013. Ndërsa mazhoranca tronditet nga skandale dhe hetime, opozita mbetet e bllokuar në konfliktet e brendshme dhe një tranzicion të zgjatur politik.

Ata që dolën sot në shesh me premtimin se do ta rrëzonin Ramën përmes revoltës popullore dhe se nuk do të largoheshin pa përmbysjen e regjimit, nuk arritën objektivin e shpallur. Megjithatë, të paktën një “fitore” e regjistruan: në mungesë të rrëzimit të kundërshtarit politik, eliminuan atë të brendshmin. Rama mbeti në zyrë, por me Ervin Salianjin, llogaritë brenda PD-së duket se u mbyllën.

Thellohet konflikti në PD, Salianji ‘përjashtohet’ nga

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.