E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E konfirmon avokati: Ergys Agasi ndodhet jashtë vendit!
Lajme

E konfirmon avokati: Ergys Agasi ndodhet jashtë vendit!

Maks Haxhia: Po përdoret politikisht

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka dalë përpara mediave për të sqaruar pozicionin e klientit të tij lidhur me hetimet e SPAK-ut dhe akuzat që lidhen me tenderat e AKSHI-t.

Haxhia theksoi se Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga buxheti i shtetit dhe se nuk ka njohje me Gerond Meçen, i cili sipas akuzave është marrë peng për të tërhequr ankimimet ndaj tenderave, në mënyrë që fitues të bëhej biznesmeni tjetër, Ermal Beqiraj.

“Nuk ka asnjë provë që zoti Agasi të jetë marrë me tendera. Nuk njihet as me personin që pretendohet se i është hequr liria”, deklaroi Haxhia, duke shtuar se klienti i tij po përdoret politikisht dhe akuzat që rëndojnë mbi të nuk kanë bazë.

Avokati sqaroi se Agasi merret me biznes privat dhe nuk ka ushtruar asnjë detyrë shtetërore, përveç kësaj nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet e AKSHI-t. Haxhia theksoi gjithashtu se filmimet dhe pajisjet e instaluara nga Agasi ishin për arsye sigurie personale dhe monitoronin vetëm lëvizjet, jo bisedat.

Ai shtoi se Agasi nuk është arratisur dhe se gjatë qëndrimit jashtë shtetit po përpiqet të lidhe marrëveshje, duke garantuar se kur të kthehet do të përballet me drejtësinë. Haxhia paralajmëroi se çdo publikim i paautorizuar i materialeve të hetimeve do të ndiqet në rrugë ligjore, duke e konsideruar përplasjen e lëvizjeve të Agasit me zhvillimet politike si një shfrytëzim të situatës nga aktorë të jashtëm.

Kjo deklaratë erdhi pas urdhër-arrestit të SPAK ndaj Agasit dhe përfshirjes së tij në hetimet që lidhin disa tendera të AKSHI-t me pretendime për ndërhyrje të paligjshme dhe manipulim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.