E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përkujton Fan Nolin në 136-vjetorin e lindjes/ Për shumë vjet o Kryezot
Lajme

Rama përkujton Fan Nolin në 136-vjetorin e lindjes/ Për shumë vjet o Kryezot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Fan S. Nolin, me rastin e 136-vjetorit të lindjes së tij. Ai shprehet se është e pamundur që të mos ulesh në gjunjë për nderim të Nolit, dhe aktivitetit të gjithëanshëm të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan:

“Sot, më 6 janar, është e pamundur të mos ulim gju, siç thuhej dikur, në përnderim të 136 vjetorit të lindjes së të pavdekshmit Imzot Nolit, prelat dhe poet, themelues, 110 vjet më parë, i Kishës ortodokse të shqiptarëve në Amerikë, historiograf ekzigjent sot e gjithë ditën i vlerësuar, i jetës dhe gjesteve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Viti Mbarëkombëtar 2018, në frymën e trashëgimisë së heroit kombëtar, është i të gjithë bashkatdhetarëve, por, edhe ca më shumë borxhli i veprës noliane.

Për shumë vjet o Kryezot!” 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.