E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Kukës nderon ariun që “shpëtoi” politikën nga skandalet për 24 orë
Humor

Bashkia Kukës nderon ariun që “shpëtoi” politikën nga skandalet për 24 orë

Ministrja Diella, në bashkëpunim me Bashkinë e Kukësit, organizoi një ceremoni simbolike për të nderuar ariun e famshëm që për 24 orë arriti të zhvendosë vëmendjen publike nga skandalet dhe vjedhjet galopante politike drejt faunës së egër.

Ngjarja u organizua pas publikimit të një fotografie virale, ku shfaqej arushja me këlyshët e saj në një zonë rurale të Kukësit. Fotoja ndezi menjëherë një debat të gjallë kombëtar mbi pyetjen: “A është reale apo e modifikuar?”. Debati u përshkallëzua aq shumë, sa Shqipëria për një ditë të tërë harroi gjithçka tjetër.

“Ky ari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën mediatike të vendit,” thanë burime nga Bashkia e Kukësit. “Falë tij, lajmet për vjedhjet dhe abuzimet me paratë e qytetarëve u harruan krejt.”

Në ceremoninë simbolike, ariu u pajis me medaljen “Për Shërbime të Veçanta në Zhvendosjen e Axhendës Publike”, duke u vlerësuar për aftësinë e rrallë për të konkurruar me politikën shqiptare në klikime, komente dhe teori konspirative.

Bashkia njoftoi gjithashtu se po shqyrton mundësinë që ariu të shpallet “Qytetar Nderi”, me kusht që të rikthehet sërish sa herë që situata politike të nxehet dhe të jetë e nevojshme një temë shpërqendruese për publikun. Kushedi sa do të jetë ndjerë xheloz dhe ish-kryetari Safet Gjici i cili pasi kreu dënimin pret te kthehet fuqishëm në sport dhe politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.