E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Haram votat tona”, vlonjatët tentojnë të futen në godinën e Bashkisë
Lajme

“Haram votat tona”, vlonjatët tentojnë të futen në godinën e Bashkisë

Pesë ditë pa ujë

Protesta e banorëve të Vlorës ka shpërthyer mes tensioneve, teksa qyteti po përballet me ditën e pestë radhazi pa furnizim me ujë. Të revoltuar nga situata, disa qytetarë janë përpjekur të hyjnë në ambientet e Bashkisë, duke shprehur hapur zemërimin dhe dëshpërimin e tyre.

Me tone të ashpra, ata kanë theksuar se mungesa e ujit po ua bën jetën të pamundur, sidomos për familjet me fëmijë. “Pa ujë nuk jetohet. Fëmijët tanë kanë nevojë të lahen, të jetojnë normalisht. Jemi në prag të vitit 2026 dhe ende vuajmë për gjënë më bazike”, dëgjoheshin thirrjet e protestuesve, të cilët nuk kursyen as kritikat ndaj drejtuesve vendorë, duke u kujtuar atyre votën që u kanë dhënë.

Qytetarët, me bidonë uji në duar dhe duke goditur dyert e institucionit, kërkuan një takim urgjent me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini, për të marrë një përgjigje konkrete lidhur me krizën e ujit që ka paralizuar qytetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.