E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai i Ema Andreas
Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai i Ema Andreas

Java ka nisur me një lajm të rëndë për sportin dhe median shqiptare. Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-basketbollisti i Dinamos dhe një nga zërat më të njohur të gazetarisë sportive, Enea Andrea.

Andrea, 55 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, teksa ndodhej duke u stërvitur në palestër. Mësohet se ai kishte pasur probleme me zemrën rreth shtatë vite më parë, por pas trajtimit ishte rikuperuar dhe vazhdonte të ruante një stil aktiv jete.

Ai ka qenë një nga emrat më të spikatur të basketbollit shqiptar, duke u aktivizuar për shumë vite me ekipin e Dinamos dhe me Kombëtaren. Pas përfundimit të karrierës si sportist, Enea Andrea u angazhua në media, ku u dallua si analist dhe komentator i ndeshjeve të NBA-së, duke fituar respektin e publikut për njohuritë, qartësinë dhe pasionin me të cilin e transmetonte sportin.

Përveç kontributit të tij në sport dhe media, Andrea ishte edhe vëllai binjak i aktores së njohur shqiptare, Ema Andrea. Largimi i tij i papritur ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe te i gjithë komuniteti sportiv që e njohu dhe e vlerësoi ndër vite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.