Me pranga në duar, Maduro përshëndet agjentët amerikanë dhe i uron Vitin e Ri
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka mbërritur të dielën në Nju Jork, pasi u ndalua nga autoritetet amerikane gjatë një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Maduro u transportua nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar drejt selisë së Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA) në Manhattan, ku u dorëzua zyrtarisht autoriteteve federale.
Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur lideri venezuelian futet në ambientet e DEA-së, i shoqëruar nga dy agjentë federalë. Në video, Maduro shfaqet i qetë dhe me buzëqeshje, teksa u drejtohet agjentëve me fjalët: “Mirëmbrëma, Gëzuar Vitin e Ri”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe pritet të ketë zhvillime të rëndësishme politike dhe ligjore në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



