E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga taksia te grabitja me armë: I riu terrorizon Fushë-Krujën
Lajme

Nga taksia te grabitja me armë: I riu terrorizon Fushë-Krujën

Pasditen e së hënës, një grabitje me armë zjarri është shënuar në një pikë karburanti në zonën e Fushë-Krujës, duke vënë në alarm policinë lokale.

Sipas informacioneve, një i ri që po lëvizte me një taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë shumën e parave të xhiros ditore. Pas ngjarjes, ai ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth Fushë-Krujës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka qenë i përfshirë në të paktën tre raste grabitjeje brenda pak orësh. Fillimisht, ai ka marrë një taksi në Tiranë, duke kërkuar të transportohej drejt Fushë-Krujës. Gjatë rrugës, sapo mjeti është afruar në zonën e Tapizës, i riu ka nxjerrë armën e zjarrit, ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e automjetit, ndërsa shoferin e ka lënë në një zonë të izoluar, duke i marrë edhe paratë dhe telefonin celular.

Më pas, autori ka vijuar lëvizjen drejt një tjetër pike karburanti, këtë herë në afërsi të Milotit, ku sërish nën kërcënimin e armës ka grabitur xhiron ditore të punonjësit. Pas grabitjes, ai ka lënë mjetin pranë një xhamie në Fushë-Krujë dhe është larguar në këmbë.

Policia bën me dije se i riu është identifikuar dhe vijojnë kërkimet intensive për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent penal, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.