E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjencia Kundër Korrupsionit hetim pasuror ndaj Vjosa Osmanit
Bota

Agjencia Kundër Korrupsionit hetim pasuror ndaj Vjosa Osmanit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurat zyrtare për verifikimin e pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas evidentimit të mospërputhjeve të dukshme mes deklarimeve të saj për vitet 2024 dhe 2025.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, hetimi administrativ është hapur si pasojë e ndryshimeve të konstatuara në formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë, ku në rastin konkret janë vërejtur rritje të ndjeshme të pasurisë së deklaruar.

Burimet bëjnë me dije se ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e kursimeve dhe rritjen e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Dokumentacioni i paraqitur për vitin 2025 pasqyron lëvizje financiare të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të aktivizojë mekanizmat e verifikimit të parashikuar nga ligji.

Ndërkohë, në deklarimin e mëparshëm të pasurisë, Presidentja Osmani ka raportuar se, së bashku me bashkëshortin, zotërojnë edhe një tjetër banesë në Prishtinë, si dhe prona të tjera jashtë vendit, përfshirë tokë dhe një shtëpi në Australi.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se procesi i verifikimit vijon, ndërsa çdo përfundim apo vendimmarrje do të bëhet publike në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.