EMRI/ Dhunoi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë
Një incident i rëndë është shënuar në një spital në Tiranë, ku një mjek gjinekolog është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kryeinfermieres.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti lidhur me zbatimin e një protokolli mjekësor.
Mjeku, shtetasi Julian Habiaj, 53 vjeç, dyshohet se ka goditur kryeinfermieren, duke pretenduar se ajo ka kundërshtuar zbatimin e protokollit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë arrestimin e mjekut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze lidhur me konfliktet brenda institucioneve shëndetësore dhe respektimin e etikës profesionale në ambientet spitalore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



