E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga e Lagjes nr. 8 u inaugurua, por u shkatërrua nga shiu i parë
Lajme

Rruga e Lagjes nr. 8 u inaugurua, por u shkatërrua nga shiu i parë

Denoncimi

Një qytetar durrsak i është drejtuar redaksisë sonë me pamje video, duke denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës së Lagjes nr. 8 në Durrës, e cila u rikonstruktua dhe u inaugurua me bujë vetëm pak ditë më parë, më 30 dhjetor, pas një pritjeje që zgjati 25 vite.

Sipas denoncimit, mjaftoi shiu i parë që të nxirrte në pah cilësinë reale të punimeve. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihet qartë se:
• Asfalti ka plasur në disa segmente
• Balta dhe uji kanë mbuluar rrugën
• Kanalizimet nuk funksionojnë, duke krijuar pellgje dhe rrëshqitje
• Kalimi për këmbësorët dhe automjetet është bërë i vështirë dhe i rrezikshëm

Banorët shprehen të zhgënjyer dhe të revoltuar, duke theksuar se rruga u shtrua vetëm për fasadë dhe inaugurim, pa standarde teknike dhe pa kontroll real të cilësisë së punimeve.

“Kemi pritur 25 vite për këtë rrugë dhe u shkatërrua nga shiu i parë. Kjo nuk është rindërtim, është mashtrim,” – shprehet qytetari që ka dërguar videon.

Ky rast ngre pyetje serioze mbi:
• cilësinë e punimeve publike në Durrës,
• përgjegjësinë e institucioneve vendore,
• dhe mënyrën se si shpenzohen paratë publike për investime që nuk zgjasin as disa ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.