E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Altin Ndoci nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter si Luiza Gega”
Lajme

“Altin Ndoci nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter si Luiza Gega”

Artan Hoxha: Nuk duhej kurrë të ishte në burgun e Durrësit, sistemi i kalbur e liroi

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur dyshime serioze mbi arsyet e transferimit të të paraburgosurit Altin Ndoci drejt një spitali civil në Durrës, si edhe mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë që, sipas tij, çuan në arratisjen e tij.

Hoxha u shpreh se pamjet e publikuara pas ngjarjes ngrenë pikëpyetje të forta mbi pretendimet për gjendjen shëndetësore të Ndocit, duke theksuar se ai nuk dukej aspak i sëmurë, por në gjendje shumë të mirë fizike.

“Ajo që pamë ne në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim po ai ishte një sprintier tjetër dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe aty nuk e kapte dot më njeri. Hapin që ai kishte fillimisht në atë foton e parë që pamë dhe pastaj në video dëshmon që ky person jo vetëm që s’ishte i sëmurë po ky ishte në parametra të shkëlqyer fizik për t’u arratisur dhe për t’u ikur punonjësve të policisë së burgut të Durrësit”, u shpreh Hoxha.

Sipas gazetarit, fakti që një person me rrezikshmëri të lartë, i hetuar nga SPAK për ngjarje të rënda kriminale, mbahej në burgun e Durrësit përbën në vetvete një problem serioz sigurie. Ai theksoi se ky institucion njihet prej vitesh për nivelin e ulët të sigurisë dhe lehtësirat që ofron për të paraburgosurit.

“Së pari ajo që shoh unë aty shumë problematike është se pse duhet një personazh i këtij niveli, me këtë CV të ndodhej në një burg siç është burgu i Durrësit, i cili ka namin në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që cilësohet si burgu me lehtësira më të mëdha për të paraburgosurit. Pra është një burg që gati-gati cilësohet si një kamping, krahasuar me sigurinë që kanë burgjet e tjera të vendit dhe po të shikoni pjesa dërmuese e njerëzve që mbahen aty janë kryesisht personazhe që vijnë nga bota e politikës, ish-funksionarë të lartë shtetërorë, funksionarë të zgjedhur vendorë, pra janë personazhe të këtij niveli. Pamjet dëshmuan se si është kryer dinamika e arratisjes, atëherë kjo e bënte situatën të duket gati qesharake që të dukej një situatë dramatike siç duhet të jetë.

Të gjithë elementët e tjerë dëshmojnë që ne kemi të bëjmë me një sistem shumë problematik, një sistem i kalbur i cili ka krijuar të gjitha lehtësirat një personazhi si Altin Ndoci, që mbas gati pesë viteve në arrest me burg t’i jepet një mundësi e dytë për jetën dhe nga një i paraburgosur që rrezikonte të dënohej me burgim të përjetshëm, për të paktën përfshirjen e humbjes së katër jetëve njerëzore dhe plagosjen e rëndë të një personi të pestë, atij i është dhe mundësia që të largohet me lehtësinë më të madhe nga sistemi i paraburgimit që ka Shqipëria dhe tashmë të jetë një qytetar i lirë. E gjitha kjo e bën situatën problematike, sepse në rastin kur ti ke të bësh me personazhe që vijnë nga bota e krimit të këtij niveli, i cili edhe pse tashmë nuk është i dënuar ende, pra nuk ka një dënim të formës së prerë në ngarkim të tij, por ishte nën hetim nga SPAK dhe ndodhi në masën e sigurisë nga një vendim i Gjykatës së Posaçme. A mund të rrinte një personazh i tillë në një burg të këtij niveli? Kush është ky person? Çfarë profili ka, për çfarë akuzohet, çfarë lidhjesh ka? Të gjitha këto elementë të bëjnë të dyshosh që ky person, gjëja e parë s’duhet të jetë aty”, tha Hoxha.

Gazetari ngriti pikëpyetje edhe për vendosjen e Ndocit në një ambient spitali civil, ku sipas tij masat e sigurisë janë minimale, si dhe për vendimmarrjen që ka çuar në miratimin e këtij transferimi.

“Kush e ka vendosur këtë ambient i cili të paktën informacionin që unë kam mundur të mbledh gjatë ditës së djeshme, më tepër sesa një ambient izolimi cilësohej mes të burgosurve si një lloj suite ku kishte lehtësira më të mëdha se ç’kishte në vetë ambientet e burgut. E përdorin të paraburgosurit e këtij burgu më tepër për t’u relaksuar sesa për të marrë trajtim mjekësor… kush e ka vendosur kush është ai që e ka miratuar që në një spital civil ku dihet që masat e sigurisë janë fare minimale të vendoset një ambient i tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë dhe këtë s’e kanë bërë gardianët, apo policët e burgjeve që kanë pasur detyrën dhe shërbimin për të shoqëruar personin në fjalë pra për të shoqëruar Altin Ndocin”, u shpreh ai në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN.

Sipas Hoxhës, përgjegjësia për këtë arratisje nuk mund të bjerë vetëm mbi punonjësit e policisë së burgjeve, por duhet të shtrihet përgjatë gjithë zinxhirit të vendimmarrjes.

“Problemi i tretë në gjithë këtë histori është fakti: kush e ka miratuar lëvizjen e këtij personi nga burgu i Durrësit drejt spitalit të Durrësit? E katërta është shkelja e protokollit të sigurisë gjatë shoqërimit të këtij personi. Pra, mënyra se si ai është shoqëruar nga burgu i Durrësit në drejtim të spitalit të Durrësit duket sikur ata e kanë çuar për shëtitje, kanë dalë për kamping. Sepse ka një standard dhe ka një protokoll standard se si bëhet shoqërimi. Ne kemi parë personazhe të tilla kur vijnë në gjykatë, kur vijnë në spitalin e burgut, kur lëvizin nga një burg në tjetrin, kur vijnë në prokurori për të dhënë deklarime në lidhje me hetimet ndaj tyre. Shoqërohen minimalisht nga një grup. Një grup i policisë së burgjeve që mund të jetë dhe një grup nga njësia speciale e burgjeve përbëhet nga 8 deri në 12 persona dhe shoqërohet minimalisht nga dy automjete”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.