E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeratë po kapin ‘qiellin’, Rama: Studioni në Tiranë, flini në Durrës
Lajme

Qeratë po kapin ‘qiellin’, Rama: Studioni në Tiranë, flini në Durrës

Ndërsa çmimet e qirave në Tiranë vijojnë të “prekin qiellin”, qeveria duket se ka gjetur një zgjidhje alternative për studentët: jo ulje çmimesh në kryeqytet, por zhvendosje drejt bregdetit.

Gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, kryeministri Edi Rama prezantoi idenë që studentët të ndjekin studimet në Tiranë, por të strehohen në Durrës, falë ndërtimit të një kampusi të ri universitar dhe rezidencave studentore në këtë qytet.

Në vend që të ndërhyhet në tregun e qirave në kryeqytet, Rama sugjeroi se zgjidhja qëndron në shfrytëzimin e infrastrukturës së re dhe lidhjes hekurudhore Tiranë–Durrës, e cila pritet të vihet së shpejti në funksion. Sipas tij, kjo do ta bëjë të thjeshtë lëvizjen e përditshme të studentëve mes dy qyteteve.

“Kemi dy kampuse dhe po krijojmë mundësi strehimi në Durrës. Me trenin që do të jetë në funksion, studentët e Tiranës do të mund të jetojnë në Durrës,” u shpreh kryeministri, duke e paraqitur këtë si një përgjigje ndaj kostove të larta të jetesës në kryeqytet.

Në këtë mënyrë, ndërsa problemi i qirave në Tiranë mbetet i pandryshuar, zgjidhja institucionale duket se është gjeografike: largimi nga qyteti, jo ndërhyrja në çmime.

Një qasje që, sipas kritikëve, i shmanget thelbit të problemit, por që qeveria e sheh si pjesë të një “momenti të ri ndryshimi” për arsimin e lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.