E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironizon Salianji: Shpresoj të vijë Delta Force dhe të marrë Ramën
Lajme

Ironizon Salianji: Shpresoj të vijë Delta Force dhe të marrë Ramën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar reagimet ironike dhe debatet brenda selisë blu pas lajmeve që lidhen me arrestimin e presidentit të Venezuelës nga forcat amerikane, duke theksuar se ndryshimi politik në Shqipëri nuk vjen nga ndërhyrje të jashtme.

Sipas Salianjit, rrëzimi i qeverisë Rama nuk mund të mbështetet në pritshmëri të tipit “Delta Force”, por vetëm në ndërtimin e një alternative reale dhe bindëse nga vetë Partia Demokratike për të fituar zgjedhjet.

Ai theksoi se SPAK ka një rol të qartë ligjor dhe jo politik, duke shtuar se institucioni i drejtësisë heton, mbledh prova dhe çon individët para ligjit, por nuk prodhon zgjidhje politike. Megjithatë, Salianji pranoi se goditjet e fundit të SPAK kanë pasur ndikim të fortë ndaj qeverisë dhe duhen vlerësuar si të tilla.

“Është gabim nëse PD pret që SPAK të bëjë punën e saj. Alternativa politike duhet ndërtuar nga vetë PD. Përndryshe, lind pyetja pse ekzistojnë partitë politike, nëse presin që zgjidhja t’u vijë nga të tjerët apo ‘nga qielli’”, u shpreh ai.

Duke ironizuar skenarët e përfshirjes direkte amerikane, Salianji tha se nuk ka shumë besim te ideja që figura të tilla si presidenti Donald Trump apo forca speciale amerikane të ndërhyjnë në politikën shqiptare. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara investojnë në forcimin e institucioneve dhe shtetit të së drejtës, jo në zgjidhje spektakolare.

Në fund, ai theksoi se PD duhet të ruajë marrëdhënie të mira me partnerët ndërkombëtarë dhe të mbajë një qëndrim të qartë në mbështetje të SPAK, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme politike.

SPAK analizon faktet dhe con njerëzit para ligjit, nuk jep zgjidhje politike. Padiskutim që puna e SPAK në periudhën e fundit I ka dhënë goditje të fortë qeverisë. Dhe duhet vlerësuar për këtë. Nëse PD pret që punën e saj ta bëjë SPAK e ka gabim. Alternativën, zgjidhjen duhet ta bëjë PD. Si u bëka kështu kjo punë,  do na e bëkan të tjerët. Po atëherë pse ekzistokan partitë. po na ra nga qielli.

 

Po ishalla, vjen presidenti Trump dhe merr Ramën. Unë kam pak besim tek këto. Unë besoj se SHBA investojnë për forcimin e institucioneve por që të vijnë delta force më duket pak. Por PD duhet të ketë marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët, PD duhet të ketë qëndrim në këtë periudhë, në mbështetje të SPAK,” u shpreh Ervin Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.