Kush janë të dy dyshuarit që mund të kenë ndihmuar Altin Ndocin?
Emrat e Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë futur në fokusin e grupit hetimor, pasi po verifikohet roli i tyre në lidhje me disa takime të zhvilluara muajt e fundit me Altin Ndocin, gjatë kohës që ky i fundit mbahej në paraburgimin e Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se të dy personat rezultojnë të skeduar më herët nga organet e drejtësisë, ndërsa po shqyrtohet mundësia që ata të kenë qenë të përfshirë drejtpërdrejt ose të kenë pasur dijeni për një plan të mundshëm arratisjeje.
Aktualisht, çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe autoritetet janë në proces të mbledhjes së provave që do të përcaktojnë nëse Gjyzeli dhe Kusi kanë pasur rol aktiv në këtë ngjarje apo jo.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur t’i lokalizojnë personat në fjalë për t’i marrë në pyetje, ndërsa verifikimet vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



