E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do i djeg me benzinë familjarisht”, procedohet penalisht babai i Martin Çeços
Lajme

“Do i djeg me benzinë familjarisht”, procedohet penalisht babai i Martin Çeços

Babai i Martin Çeços, i cili paralajmëroi hapur vetëgjyqësi ndaj personave të dyshuar për vrasjen e djalit të tij, është vënë nën hetim nga autoritetet.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj 70-vjeçarit është regjistruar procedim penal për veprën “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”, pas deklaratave të forta që ai bëri publikisht, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të akuzuarit, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, i moshuari shprehej se nuk do t’i linte të lirë personat që ai i konsideron përgjegjës për vrasjen e djalit të tij, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe duke paralajmëruar veprime të rënda ndaj tyre dhe familjeve përkatëse.

Ngjarja për të cilën ai flet lidhet me vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili në qershor të vitit 2022 u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në bashkinë Maliq.

Policia e Maliqit bën me dije se materialet janë referuar në Prokurori, e cila ka nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit, pas shfaqjes së tij në një video publike ku kërcënonte për jetën autorët e dyshuar të vrasjes, në një kohë kur çështja vijon të jetë në proces gjyqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.