Mjekoi Altin Ndocin para arratisjes, arrestohet mjekja
Zbardhen detaje të reja lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit.
Në kuadër të hetimeve të zgjeruara, autoritetet kanë arrestuar edhe mjeken Ylfete Sema, e cila ka mjekuar Ndocin pak para arratisjes të tij.
Mësohet se hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë, shkelje të protokolleve të sigurisë apo bashkëpunim indirekt që ka favorizuar arratisjen.
Arrestimi i saj vjen pas ndalimit të disa efektivëve të Policisë dhe personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, e cila ka vënë në pikëpyetje serioze masat e sigurisë në institucionet shëndetësore ku trajtohen persona në paraburgim.
Ndërkohë, Altin Ndoci vijon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Shtetit ka deklaruar se kërkimet po vazhdojnë në disa zona të vendit dhe se hetimi po thellohet për të zbardhur plotësisht zinxhirin e përgjegjësive.
Kujtojmë se i arrestuar gjithashtu ka përfunduar edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, i cili u shkarkua nga detyra dy ditë më parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



