E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata tronditëse: Irena Gjoka u qëllua me armë në sallën e gjyqit
Lajme

Deklarata tronditëse: Irena Gjoka u qëllua me armë në sallën e gjyqit

Ish-kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Adriana Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka ngritur pretendime serioze lidhur me një ngjarje të ndodhur vite më parë në Gjykatën e Fierit.

Sipas Kalasë, gjyqtarja Irena Gjoka është qëlluar me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, në një incident që, sipas saj, nuk është zbardhur dhe as hetuar më pas nga institucionet përkatëse.

“Thuhet se ka qenë sekretarja që e ka shpëtuar për fije, falë intuitës së saj. Nuk e di pse kjo cështje nuk është hapur më pas kësaj ngjarje”, u shpreh Kalaja gjatë emisionit.

Ajo shtoi se autorët e sulmit dyshohet se kanë qenë persona të lidhur drejtpërdrejt me palën e përfshirë në çështjen gjyqësore që po shqyrtohej në atë kohë. Duke bërë një paralelizëm, Kalaja theksoi se situata ka qenë pothuajse identike me rastin e avokatit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit.

Deklaratat e saj në emisionin “Oponencë” kanë nxitur reagime dhe pikëpyetje, ndërsa ngjarja e përmendur mbetet e paqartë dhe pa një sqarim zyrtar nga autoritetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.