E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump ua ‘plas’ në fytyrë: 2-3 liderë prej jush nuk i duroj dot!
Bota

Trump ua ‘plas’ në fytyrë: 2-3 liderë prej jush nuk i duroj dot!

Batutat e presidentit të SHBA në Davos për Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku është ndalur te roli i Bordit të Paqes, duke e cilësuar atë si një nga mekanizmat më të rëndësishëm të krijuar në arenën ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Trump nuk i ka kursyer batutat, teksa ka theksuar se interesi për t’u bërë pjesë e këtij grupi është shumë i madh dhe se pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Ai bëri të ditur se ftesat janë dërguar dhe se shumë prej liderëve të ftuar ndodhen aktualisht në Davos.

Trump u ndal edhe te marrëdhëniet personale me disa prej liderëve botërorë, duke thënë me nota humori se ndonëse shumicën i pëlqen, ka 2 ose 3 prej tyre që nuk i duron dot.

“Putin më ka thënë se nuk do ta kishte nisur kurrë luftën nëse unë do të isha president i SHBA-ve. Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme që janë krijuar. Thuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderët e këtyre shteteve janë këtu në Davos. Janë disa që i pëlqej, disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë, përveç 2–3 që nuk i duroj dot”, u shpreh Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.