EMRAT/ Drogë në burgje, 3 persona në pranga, mes tyre një polic
Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë të futjes së sendeve të paligjshme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan.
Hetimet disa mujore kanë zbuluar një mekanizëm bashkëpunimi, i ndërtuar me qëllim përfitimi financiar, për futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit. Sipas të dhënave hetimore, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku një punonjës policie lehtësonte kalimin e lëndëve të paligjshme, në bashkëpunim me një person të jashtëm dhe një të paraburgosur.
Operacioni është zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili ka dokumentuar rolin e secilit prej të përfshirëve në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Në kuadër të këtij operacioni, me masë sigurie “arrest në burg” janë vënë:
-
Ndriçim Kroi, punonjës policie pranë IEVP Elbasan;
-
Gerald Stamolla, i paraburgosur në këtë institucion;
-
Esmeralda Komici, familjare e të paraburgosurit.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar nëse në këtë skemë janë të përfshirë edhe persona të tjerë, si dhe për të dokumentuar plotësisht rrjetin e bashkëpunimit brenda dhe jashtë institucionit penitenciar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



