E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Nuk jam dakord me Berishën për djegien e mandateve. Nuk kam frikë nga drejtësia
Lajme

Meta: Nuk jam dakord me Berishën për djegien e mandateve. Nuk kam frikë nga drejtësia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha mendimet e tij në lidhje me protestën e pritshme të opozitës, djegien e mandateve sipas Berishës dhe prishjen e koalicionit me PS.

“Protesta e Opozitës? Është e drejtë e çdo force politike të organizojë manifestime.

Djegia e mandateve? Kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në parlament. Nuk jam dakord me doktor Berishën.

Koalcioni me PS? Koalicioni nuk ka funksionuar në kohën kur ishte kryetar Petrit Vasili, pasi unë u zgjodha president. Nuk më takon mua të flas tani.

Reforma në drejtësi? Gjithmonë kam insistuar me një përpjekje heroike, për të gjetur konsensus te Komisioni i Venecias.

Integrimi europian? Kemi humbur shumë mundësi që nga viti 1996

Frikë nga drejtësi e pavarur? Më vjen keq që të jap përgjigje nga kjo loje politike-mediatike, pasi s’mund të jetë tjetër. Thonë se përsëritja është nëna e dijes, por në këtë rast është nëna e gënjeshtrës. Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më shkaktojë frikë. Kam frikë vetëm nga populli. Shohim deklarata nga forcat politike të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.