Shkarkimi i Haki Çakos/ Gazetarja: Ja çfarë ndodhi në takimin 30 minutësh me…
Gazetarja Klodiana Lala ka numëruar sot një seri arsyesh përse Haki Çako duhej të ishte shkarkuar apo larguar nga ajo detyrë shumë kohë më parë, teksa tha se i zbatonte në mënyrë të verbër urdhrat e Saimir Tahirit.
“Haki Çako thjesht ka patur titullin se në asnjë moment nuk e ushtroi atë funksion, ishte kryepolic që nuk reagoi kur ndodhën ngjarje të rënda kriminale, kishte përgjime, emëroi dhe shkarkoi këdo që iu diktua pavarësisht mënyrës, do duhej të ishte larguar shumë kohë më parë kur u përfshi në skandalin e përgjimeve. Të 12 drejtorët që kishte në varësi direkte sipas raporteve të SHISH ishin të përfshirë në grupet e trafikut, u bindej në mënyrë të verbër urdhrave të Saimir Tahirit, pra në një farë mënyre ishte kryepolic në hije. S’kam fakte nëse Çako ishte vetë i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk zgjodhi të ikte me nder sipas meje, të largohej”, tha Lala.
Në viji ajo ka bërë publik edhe një detaj mbi atë se çfarë ndodhi përpara se lajmi i shkarkimit nga detyra të bëhej publik.
“Para se lajmi të bëhej publik, është thirrur në zyrë nga Xhafaj dhe kanë qëndruar kokë me kokë për 30 minuta. Njerëz shumë pranë ministrit të Brendshëm më kanë thënë që Çako e priste shkarkimin dhe nuk është surprizuar. Kishte arritur një pikë që marrëdhëniet e tyre të ishin zero, ndryshe nga Tahiri kur komunikonte në telefon, Xhafa me Çakon flisnin vetëm me shkresa zyrtare”, tha Lala.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



