Kërkohej për trafik droge, kapet në Turqi vëllai i “Visit të Pojes”
Një tjetër emër i lidhur me botën e krimit është arrestuar në Turqi. Bëhet fjalë për Bledar Doçin, vëllain e personazhit të njohur si “Visi i Pojes”, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mësohet se Bledar Doçi kërkohej nga autoritetet italiane për përfshirje në një grup kriminal të organizuar që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij është kryer në territorin turk, në bashkëpunim me autoritetet vendase.
Ndërkohë, vëllai i tij, i njohur si “Visi i Pojës” dhe i lidhur me grupin e Troplinëve, vijon të jetë në kërkim nga Strukturat e Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me aktivitet kriminal dhe organizata të strukturuara.
Hetimet për të dy emrat janë pjesë e dosjeve më të gjera që lidhen me rrjete kriminale ndërkombëtare, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



