E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kthyen banesën në laborator ekstazie, arrestohen dy kushërinjtë
Lajme

Kthyen banesën në laborator ekstazie, arrestohen dy kushërinjtë

Operacioni policor i koduar “Blue Punisher” është mbyllur me sukses pas disa javësh hetime intensive dhe përdorimit të metodave proaktive nga strukturat e antidrogës. Si rezultat i ndërhyrjes, dy persona të afërm mes tyre janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kishin ngritur një ambient të përshtatur për përgatitjen e tabletave narkotike ekstazi (MDMA), të cilat më pas synonin t’i shpërndanin në lokalet e natës.

Hetimet u zhvilluan nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në kuadër të një procedimi penal për veprimtari në fushën e narkotikëve. Pas grumbullimit të provave dhe ndjekjes së veprimtarisë së dyshuar, u organizua ndërhyrja që çoi në finalizimin e operacionit.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Sipas burimeve policore, ata kishin përshtatur një ambient brenda banesës së tyre në rrugën “Ali Demi”, duke e shndërruar në një hapësirë për përpunimin dhe përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi, të destinuara për shitje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2200 tableta të dyshuara si ekstazi (MDMA), si dhe dy telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm. Të gjitha provat materiale janë sekuestruar dhe i janë bashkëngjitur dosjes hetimore.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore dhe hetimin e mëtejshëm të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.