E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashnor Sula merr postin e rëndësishëm nga Qeveria
Flash

Dashnor Sula merr postin e rëndësishëm nga Qeveria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në strukturat e administratës shtetërore.

Emërimi i Sulës vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në nivelet drejtuese të institucioneve qeveritare. Ai zëvendëson në këtë detyrë Shkëlqim Hajdarin, i cili mbante më herët postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Dashnor Sula ka një karrierë të gjatë në politikë dhe në jetën publike, duke përfaqësuar për disa mandate radhazi Partinë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Kalimi i tij në një post të rëndësishëm në strukturën ekzekutive shihet si një lëvizje me peshë politike dhe institucionale.

Publik.al e raportoi më herët këtë zhvillim, ndërsa pritet që në vijim të ketë reagime dhe qëndrime politike lidhur me emërimin e ri në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm. Një burim u tha gazetarit tonë se gjatë fushatës elektirale Sula ndihmoi Sara Milen duke i siguruar votat e mběshtetesve të tij në Peqin.Duket se ky është çelësi i tij tek Rama dhe Kryeinspektoriati.

*****

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Shkelqim  Hajdari.

Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura të paqëndrueshme. Emërimi i Sulës shihet gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike. Duket se faktorë lokalë të Elbasanit mund të kenë ndikuar dhe lobuar për emërimin e Dash Sulës në këtë post.Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, i njohur për lëvizjet e tij të shpeshta politike dhe qëndrimet fleksibël sipas interesit të momentit, kalon kështu nga roli i ish- deputetit kritik në një post të rëndësishëm ekzekutiv, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Nga ana tjetër, largimi i Shkelqim Hajdarit nuk është shoqëruar me asnjë shpjegim zyrtar bindës, çka forcon dyshimet se ndryshimi nuk lidhet me performancën, por me nevojat politike të Kryeministrit për të “blerë” qetësi dhe mbështetje.

Ky emërim shton edhe një herë listën e institucioneve që, në vend të profesionalizmit dhe integritetit, po kthehen në monedhë shkëmbimi politik, duke minuar besimin publik dhe duke e bërë gjithnjë e më të paqartë kufirin mes shtetit dhe partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.