Dritan Gina: Sulm i paprecendent policor e politik ndaj prokurorisë së Elbasanit
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi është njohur me urdhërin e Kryeprokurores Arta Marku për ta liruar nga kjo detyrë. Ai tha se vendimi i Kryeprokurores është i pabazuar në asnjë ligj. Sipas tij, ajo po vepron politikisht. Sakaq për herë të parë ai ka deklaruar se prokuroria ka qenë nën sulmin e paprecendentë të Policisë së Shtetit. Më për këtë ai solli shembullin e kontrollit pak muaj më parë në zyrat e prokurorisë.
“Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka patur neglizhencë. Por autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë identifikuar, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë. Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm”, – u shpreh prokurori Dritan Gina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



