Dash Sula “lan e shpërlan me rrul lëpirës” Edi Ramën
Në një mbledhje të zhvilluar sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve në vend, Dashnor Sula u shpreh se e konsideron një vlerësim të rëndësishëm emërimin e tij në detyrën e re.
Ai theksoi se gjatë angazhimit të tij politik ka qenë shpesh kritik ndaj qeverisë në Kuvend, por shtoi se pavarësisht kësaj, ekzekutivi i dha mundësinë të garonte dhe u vlerësua në këtë proces konkurrimi.
Sula deklaroi se, ndonëse ka kontribuar për rreth dy dekada në partinë ku ishte pjesë, sipas tij, ajo e la jashtë edhe pas rezultateve të mira në zgjedhje.
“Kam pranuar këtë sfidë sepse e vlerësoj maksimalisht vizionin që është paraqitur. Mund të duket e pazakontë që një demokrat, i cili ka kritikuar qeverinë, të jetë pjesë e këtij procesi. Por ndryshimi qëndron te fakti se aty ku kam kontribuar për 20 vite dhe kam fituar gara, në fund u gjenda i lënë jashtë, ndërsa në këtë rast mora guximin të konkurroja dhe u vlerësova. Besoj se duhet të ketë besim në garat e hapura dhe në konkurrimin e ndershëm. Kushdo duhet të aplikojë dhe jam i bindur se do të ketë drejtësi. Do të punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



