E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ryshfeti 50 mijë euro/ Lirohet nga burgu burri i ish-gjyqtares Majlinda Andrea
Lajme

Ryshfeti 50 mijë euro/ Lirohet nga burgu burri i ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Ai ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgi, për skandalin e korrupsionit ku çifti mori 50 mijë euro në këmbim të një vendimi për një pronë në Sarandë.

Odhise Andrea, dikur punonjës i Kuvendit të Shqipërisë, është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës, pasi i kishte mbetur vetëm pak kohë për të kryer nga dënimi me burg për rastin e korrupsionit.

Së bashku me të është liruar edhe Ilia Çabiri, njëri prej personave që i dha paratë ish-gjyqtares Andrea. Ky i fundit ka qenë në kushte jo të mira shëndetësore dhe prej kohësh ka kërkuar një dënim më të butë.

Lidhur me rastin, ish-gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua nga Gjykata me 4 vjet burgim për rastin e korrupsionit. Por ky dënim iu konvertua në shërbim prove. Gjithashtu,

Gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar detyrën për 5 vjet. Ndërkohë, shuma prej 50 mijë eurosh që u mor për marrjen e vendimit në dëm të një pale tjetër i kaloi shtetit. Skandali me ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë doli në dritë në shtator të vitit 2016. Edhe pse për dy bashkëshortët kishte urdhërarreste, ata u larguan jashtë shtetit dhe më pas u kthyen sërish.

Fillimisht ka qenë ishgjyqtarja ajo që është përballur me drejtësinë dhe më pas edhe bashkëshorti i saj. Sipas dosjes hetimore, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino i dhanë 50 mijë euro Majlinda Andreas që të japë një vendim pro tre. Shuma mendohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.

DOSJA

Ilia Çabiri, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ishpronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Çabiri është angazhuar që procesi gjyqë- sor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me Odhise Andrea.

Petraq Dashi nënshkroi një kontratë fiktive me Ilia Çabiri dhe Eleni Linon, në bazë të së cilës ai deklaronte se u huazonte shumën prej 50 mijë euro. Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzoi bashkëshortit të ishgjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të Çabirit dhe Linos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.