E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet Champions League, Inter me mision përmbysjen
Lajme

Rikthehet Champions League, Inter me mision përmbysjen

Mbrëmjen e sotme zhvillohen katër përballjet e kthimit të fazës “play-off” në UEFA Champions League, të cilat do të përcaktojnë ekipet që do të sigurojnë biletën për turin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Një nga sfidat më të balancuara është ajo mes Atlético Madrid dhe Club Brugge. Takimi i parë përfundoi në barazim spektakolar 3-3, duke e lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit në Madrid.

Në një tjetër përballje interesante, Inter Milan do të tentojë përmbysjen përballë Bodø/Glimt. Norvegjezët fituan 3-1 në takimin e parë dhe kanë një avantazh të rëndësishëm, ndërsa zikaltërit synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e tifozëve për të rikthyer rezultatin në favorin e tyre.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen vjen në ndeshjen e kthimit me një epërsi të konsiderueshme 2-0 ndaj Olympiacos, rezultat që e afron ndjeshëm skuadrën gjermane me kalimin në fazën tjetër.

Po thuajse i sigurt për kualifikimin duket edhe Newcastle United, që fitoi bindshëm 6-1 në ndeshjen e parë kundër Qarabağ FK dhe pritet të administrojë avantazhin në sfidën e kthimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.