E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku gaboi ajo? Gazetari zbërthen prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit
Politikë

Ku gaboi ajo? Gazetari zbërthen prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit

Gazetari Ardit Rada ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, ku u zëvendësua pothuajse gjysma e ministrave. Sipas tij, sinjalet për largimin e Elisa Spiropali nga posti i ministres së Jashtme ishin dhënë që më herët nga kryeministri Edi Rama.

Rada theksoi se një nga treguesit më të qartë ishte udhëtimi i Ramës në Washington për aktivitetin e Bordit të Paqes, ku kryeministri mori me vete ministrin Ervin Demo, dhe jo ministren e Jashtme. Sipas tij, ky veprim la të kuptohej se ndryshimet në diplomacinë shqiptare ishin tashmë në horizont.

Në analizën e tij, Rada u shpreh gjithashtu se emërimi i Ferit Hoxha në krye të Ministrisë së Jashtme përbën një përmirësim për diplomacinë shqiptare. Ai shtoi se zërat për një përplasje mes Spiropalit dhe Belinda Balluku nuk janë arsyeja reale e këtij vendimi politik.

Sipas gazetarit, lëvizjet e fundit të Spiropalit në skenën rajonale, veçanërisht takimet e shumta në Kosovo, mund të jenë perceptuar si një përpjekje për të rritur profilin e saj politik brenda qeverisë.

“Nuk besoj se ndryshimi i znj.Spiropali vjen për shkak të asaj që supozohet në media, që ka një luftë me znj.Balluku, por zgjedhja e Ferit Hoxhës në krye të ministrisë së Jashtme, vetëm e përmirëson ministrinë e Jashtme. Tani për znj.Spiropali, nëse doni një koment konkret, ishte e dukshme që kur Edi Rama shkoi në Bordin e Paqes në Uashington dhe me vete mori Ervin Demon. Që këtu duhet ta kishim kuptuar ne që nuk merret ministrja e Jashtme jashtë shtetit, por merret një ministër periferik i kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër duhet ta kishit kuptuar, apo ta kishim kuptuar edhe unë vet, që në momentin që Spiropali i bën konkurrencë Ramës, dhe bën 20 takime, bën 1 apo 2 takime më tepër se sa Rama. Konkurrenca në demokraci është e rrezikshme, sidomos kur konkurron brenda qeverisë. Nuk është hakmarrje, por Spiropali tentoi të kalonte më lart se Rama dhe se disa ministra dhe e mori përgjigjen”, tha Rada në emisionin “Off the Record” në A2CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.