Sisteme raketore amerikane JAVELIN mbërrijnë në Shqipëri
VanHorn: Fokusi te gatishmëria ushtarake
Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore FGM-148 Javelin, ku mbajti edhe një fjalim për përfaqësuesit ushtarakë dhe diplomatikë të pranishëm.
Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimit për sigurinë, duke e cilësuar atë si një “pagesë paraprake për paqen përmes forcës”. Sipas saj, kjo kërkon jo vetëm shtim të buxheteve për mbrojtjen, por edhe përqendrim të vazhdueshëm në modernizimin e forcave të armatosura dhe rritjen e gatishmërisë luftarake.
“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, u shpreh VanHorn.
Diplomatja amerikane vlerësoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare, duke theksuar rolin e trupave shqiptare në misionet e NATO dhe në operacione të tjera ushtarake në mbarë botën.
“Mjedisi me të cilin përballemi kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA, dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



