Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit: Kemi nisur operacione të mëdha luftarake
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një video rreth tetë minutëshe ku konfirmon përfshirjen e SHBA-së në operacionet ushtarake kundër Iranit.
Në mesazhin e tij, Trump deklaroi se forcat amerikane kanë nisur një operacion të gjerë ushtarak, i cili sipas tij synon të ndalojë kërcënimin që Irani paraqet për sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj.
“Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një operacion të madh dhe në vazhdim për të parandaluar që kjo diktaturë radikale dhe e ligë të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona themelore të sigurisë kombëtare,” u shpreh ai në videomesazh. “Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e raketave deri në themel.”
Trump shtoi gjithashtu se sipas informacionit të administratës së tij, Irani po përpiqej të rindërtonte programin bërthamor pas një sulmi amerikan mbi objektet bërthamore iraniane në muajin qershor.
“Ata refuzuan çdo mundësi për të hequr dorë nga ambiciet e tyre bërthamore dhe ne nuk mund ta tolerojmë më këtë situatë,” deklaroi presidenti amerikan.
Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në rajon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



