E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia përgjigjet me gaz
Lajme

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia përgjigjet me gaz

Është tensionuar situata gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, pasi protestuesit kanë tentuar të marshojnë drejt godinës së Policia e Shtetit.

Sipas raportimeve nga terreni, tentativa për të arritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka dështuar, pasi protestuesit janë përballur me një kordon të fortë policor të vendosur në zonën e unazës. Në përpjekje për të vazhduar marshimin, disa prej protestuesve kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, çka ka sjellë edhe përplasjen e parë fizike mes tyre dhe efektivëve.

Forcat e rendit kanë reaguar fillimisht duke përdorur ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa më pas është përdorur edhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që tentonin të kalonin barrierën policore.

Si pasojë e gazit lotsjellës, një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë dhe në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e një ambulance për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë të mbajnë të bllokuar hyrjen drejt godinës së Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.