Irani godet me raketë Turqinë, shkatërrohet në ajër nga sistemet e mbrojtjes

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e nisur nga Irani kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të përplasej në territorin turk.

Falë sistemit të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, raketa u shkatërrua në ajër para se të arrinte në hapësirën ajrore të Turqisë.

Sipas njoftimeve zyrtare, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay rezultoi të ishte pjesë e municionit të përdorur nga sistemet e mbrojtjes ajrore për të neutralizuar kërcënimin. Autoritetet turke theksuan se ndërhyrja e sistemit raketor shmangu çdo rrezik për popullsinë dhe infrastrukturën.

Ngjarja nënvizon gatishmërinë e Turqisë dhe të aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe për të parandaluar kërcënimet balistike nga rajonet fqinje.

Publikuar nga Publik Media