E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat në Gjakovë, viktimë mbetet xhaxhai i ish-banores së Big Brother VIP
Lajme

Të shtënat në Gjakovë, viktimë mbetet xhaxhai i ish-banores së Big Brother VIP

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Gjakovës në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti është regjistruar rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë. Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, konfirmoi se dy persona janë qëlluar me armë zjarri gjatë ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Rasim Binakaj, rreth 38 vjeç, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Personi tjetër i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas raportimeve, Rasim Binakaj është xhaxhai i Elijona Binakajt, e njohur për publikun si ish-finaliste e Big Brother VIP Kosova. Deri në këto momente, ajo nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen tragjike.

Rasim Binakaj kishte dalë më herët në media edhe në vitin 2021, kur njoftoi publikisht për aksidentin e rëndë në Kroaci ku Elijona Binakaj humbi nënën dhe motrën e saj, një tragjedi që pati prekur thellë familjen.

Hetimet paraprake sugjerojnë se konflikti që çoi në të shtënat me armë mund të ketë nisur në ambientet e lokalit My Place. Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për përfshirje në ngjarje, Nexhdet Zymberajn, i cili raportohet të jetë pronari i këtij lokali.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se po vijojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa po ndërmerren veprime për kapjen e të dyshuarit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin e Gjakovës dhe tek familjarët e viktimës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.