“Mos më kërkoni”, 14-vjeçarja nga Durrësi largohet nga shtëpia
Nëna apel për ndihmë
Një vajzë 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit dhe prej atëherë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Brikena Tuskun, e cila dyshohet se është larguar nga shtëpia rreth orës 06:30. Nëna e saj ka treguar se deri rreth orës 05:00 vajza ka qenë në banesë, pasi ajo vetë ishte zgjuar për syfyr.
E mitura, nxënëse në shkollën Shkolla Qemal Mici, nuk është paraqitur në mësim gjatë ditës së sotme. Sipas familjarëve, ajo mund të jetë larguar pas një shqetësimi apo konflikti të mundshëm, ndërsa dyshohet se ka lënë edhe një shënim ku shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Rasti është bërë i ditur edhe për autoritetet, ndërsa policia dhe stafi i shkollës janë vënë në lëvizje për gjetjen e saj. Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, vajza mund t’u ketë treguar disa shoqeve për vendimin e saj për t’u larguar.
14-vjeçarja jeton në një zonë pranë stadiumit në Durrës dhe është e vitlindjes 2012. Familja, veçanërisht nëna, ndodhet në gjendje të rënduar emocionale dhe kërkon ndihmën e qytetarëve.
Apel për ndihmë:
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e saj ose e ka parë, lutet të kontaktojë në numrat:
0693367135
0695523151
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



